
Programi "Drejtësia për të mitur" në Kosovë mbështetet në qasjen restauruese për fëmijët në konflikt me ligjin.
Metodat tona të ndërhyrjes fokusohen te reformimi i sistemeve të drejtësisë dhe ndërtimi i kapaciteteve të akterëve, ashtu si edhe avokimi, vetëdijësimi publik, e ndihma e drejtpërdrejtë për fëmijët në konflikt me ligjin.
Ne bashkëpunojmë me stafin në qendrat e ndalimit dhe me institucionet e trajnimit për profesionistët e drejtësisë, ashtu që të zbutet ndikimi negativ i privimit nga liria të fëmijëve dhe të rinjve. Synim i yni është ulja e recidivizmit, por edhe të siguruarit që të rinjtë në ndalim të trajtohen me dinjitet dhe janë të përgatitur për ri-integrim.