Qëllimi i programit është mbështetja ndaj forcimit të sundimit të ligjit në Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë, duke e përmirësuar zbatimin e të drejtave të fëmijëve në sistemet e mbrojtjes së fëmijëve dhe drejtësisë, për t’u siguruar se fëmijët në konflikt me ligjin janë më mirë të mbrojtur.
Objektivat:
Qëllimi 1:
Në Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë, të drejtat e fëmijëve në konflikt me ligjin janë të mbrojtura më mirë nëpërmjet një politike gjithëpërfshirëse, dispozitave ligjore dhe/ose protokolleve të punës;
Qëllimi 2:
Profesionistët që punojnë drejtpërsëdrejti me fëmijët në konflikt me ligjin në Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë i kanë kapacitetet për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve në konflikt me ligjin, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të fëmijëve.
Kohëzgjatja: Janar 2017 – Dhjetor 2021
Zona e shënjestruar: Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë.