Përfundon Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor - lufta kundër diskriminimit do të vazhdojë

fotos

Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër diskriminimit racor, deklaroi të enjten kryeministri Albin Kurti, në hapjen e ditës së dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor.

"Ne jemi këtu me një angazhim për t'u përballur me diskriminimin racor, për të mposhtur racizmin dhe për të luftuar pabarazinë. Për të realizuar vizionin e qeverisë, ne duhet të përballemi me padrejtësitë që ekzistojnë, veçanërisht diskriminimin. Për të ruajtur komunitetin, ne duhet të luftojmë diskriminimin aty ku është më së shumti”, tha ai në fjalën e tij të hapjes në ditën e dytë të samitit.

Prishtina është nikoqire e edicionit të katërt të këtij samiti. Kjo ngjarje vjetore mbledh palët kryesore të interesuara nga i gjithë rajoni për të shkëmbyer praktika dhe strategji për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në ceremoninë e hapjes të së mërkurës, ishin të pranishëm edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

"Askush nuk i ka vuajtur pasojat e diskriminimit sistematik më shumë se Kosova, sidomos në vitet 1980 dhe 1990. Prandaj, është detyra jonë që të sigurohemi që askush në vendin tonë të mos ndihet i diskriminuar", tha presidentja Osmani.