Drejtësia Sociale për romët, ashkalitë dhe egjiptianët në Kosovë - Faza e dytë

Kohëzgjatja: 31 Janar 2023 – 31 Dhjetor 2025

 

Qëllimi:

Një shoqëri e njëmendtë multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë, në të cilën romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë, me qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë tjerët, dhe ku qytetarët romë, ashkali e egjiptianë janë të vetëdijshëm për të drejtat e përgjegjësitë që kanë, si dhe fuqizohen t’i ushtrojnë ato të drejta.

Zona e synuar: Tërë Kosova

Partnerë të projektit: Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve si dhe Fondacioni HEKS, Zyra e Kryeministrit – Zyra për Qeverisje të Mirë, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Drejtoritë Komunale të Arsimit

Lajme të lidhura dhe publikime

Ky modul përqendrohet tek rëndësia që ka mbikëqyrja profesionale në përgatitjen e punëtorëve që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë. Ndër tjerash, ky modul përfshin informata rreth parimeve të mbikëqyrjes, aftësive kryesore të një mbikëqyrësi/-e, dilemave etike që hasen gjatë …
Duke u bazuar në qëllimin e Ligjit nr. 05/L -021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi (LMD) në bazë të kombësisë, apo lidhjes me ndonjë komunitet, zbatimi efikas i LMD-së është i rëndësishëm për të luftuar diskriminimin mbi baza etnike.Ky raport është hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e…
Me moton "Forcë në diversitet. Një shoqëri pa diskriminim racor", është mbajtur sot në Prishtinë Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor, ku bëri bashkë ekspertë, liderë dhe aktivistë nga vendi dhe rajoni për të diskutuar dhe zhvilluar strategji, në kuadër të përpjekjeve të…