Mbahet punëtoria e parë mbi masat e diversitetit

DM

Tryeza e parë e rrumbullakët kushtuar zhvillimit të një moduli gjithëpërfshirës trajnimi mbi masat e diversitetit u mbajt sot në Prishtinë.

Kjo tryezë mblodhi profesionistët e drejtësisë, përfshirë prokurorët për të mitur, gjyqtarët për të mitur, zyrtarët e shërbimit sprovues, zyrtarët policorë, avokatët dhe ekspertët tjerë.

Në thelb të këtyre përpjekjeve është misioni për fuqizimin e profesionistëve të drejtësisë në zbatimin efektiv të 16 masave të diversitetit, të shkruara në Kodin e Drejtësisë për të Miturit. Këto masa janë esenciale në formësimin e një sistemi të drejtë për të miturit, duke siguruar se çdo fëmijë, pavarësisht rrethanave, e merr kujdesin dhe mbështetjen e merituar.  

Për arritjen e këtij synimi, Terre des hommes – Kosovë është e përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e një moduli gjithëpërfshirës të trajnimit, kushtuar masave të diversitetit. Megjithatë, para draftimit të tij, do të mbahen katër tryeza të rrumbullakëta në katër rajone të Kosovës. Këto tryeza do ta ofrojnë mundësinë që profesionistët e drejtësisë të shkëmbejnë njohuritë dhe perspektivat e tyre. Ekspertiza e tyre e përbashkët do të luajë rolin kryesor në formësimin e përmbajtjes dhe strukturës së modulit të trajnimit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit "Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e edukative për vajzat e djemtë e cënueshëm, posacërisht ata në situatë rruge si dhe familjet e tyre". Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë në partneritet me Programin e UNICEF-it në Kosovë.