Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën Ditore - mbështetja e Qeverisë do të vazhdojë

vizita

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kanë vizituar sot Qendrën Ditore për fëmijët në situatë rruge, e cila menaxhohet nga Terre des Hommes – Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për punën dhe përkushtimin e organizatës.

Pos përfaqësuesve të Tdh-së, Kryeministrin dhe Ministren i kanë pritur edhe fëmijët përfitues të kësaj qendre.

Prej këtu, z. Kurti dhe znj. Haxhiu kanë premtuar se puna e Qeverisë në fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare do të vazhdojë.

Në takim, Pajtim Zeqiri, u. d. i drejtorit të Terre des hommes Kosovë dhe Egzona Gashi, koordinatorja e Qendrës Ditore i kanë folur Kurtit për misionin dhe fushëveprimin e “Terre des hommes”.

Z. Zeqiri fillimisht ka bërë një përmbledhje të gamës së gjërë të punës dhe ndërhyrjeve të Terre des hommes në Kosovë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, ndihmën për fëmijët në situatë rruge e drejtësisë për të mitur, mes tjerash.

Znj. Gashi ndërkaq është fokusuar te puna e Qendrës Ditore. Funksionale që nga 2019-ta, kjo qendër ofron një ambient të ngrohtë e miqësor, ku fëmijët ndihen të sigurtë. Ajo mbështetet në modelin tonë të shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, për ata që janë viktima të abuzimit seksual, si dhe për fëmijët e tjerë në nevojë