U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Terre des hommes Kosovë dhe Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës

foto

Terre des hommes Kosovë (TdhK) dhe Departamenti i Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e veprimeve të përbashkëta në fushat e mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe anti-trafikimit, si dhe drejtësisë për të mitur – me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të studentëve të Punës Sociale.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët do të bashkëpunojnë në zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me psikologjinë, sociologjinë, legjislacionin social, të drejtat e njeriut dhe metodat e punës sociale, përfshirë punën me familje, grupe të margjinalizuara dhe komunitete të cenueshme.

Ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të përbashkët për të lidhur dijen teorike me praktikën profesionale, duke fuqizuar brezin e ri të punonjësve socialë dhe mbrojtësve të të drejtave të fëmijëve në Kosovë.