Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, i mbajtur më 1 dhe 2 nëntor 2023, bashkoi liderë
dhe avokatë për të trajtuar çështjen e përhapur të diskriminimit racor, veçanërisht lidhur me komunitetet
Romë, Ashkali dhe Egjiptian në rajon. Në Samit u vu theksi në buxhetim dhe qeverisje të përgjegjshme, në
shkrim-leximi digjital, në shërbimet e bazuara në komunitet dhe mekanizmat institucional për të nxitur
ndryshimet sistematike për këto grupe të margjinalizuara.
Në Samit, përmes sesioneve dhe diskutimeve tematike, u sigurua një platformë e fuqishme për
bashkëpunim, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira brenda rajonit. Kjo përpjekje
bashkëpunuese kishte për synim gjetjen e modaliteteve efektive për të parandaluar dhe luftuar
diskriminimin racor, duke avokuar për një qasje gjithëpërfshirëse që përkrah barazinë në Ballkanin
Perëndimor.
Gjatë sesioneve u theksuan pengesat kritike me të cilat po përballen këto komunitete, si dhe u propozuan
hapa konkretë për të zbutur diskriminimin, duke synuar hapjen e rrugës për shoqëri më gjithëpërfshirëse
dhe të barabartë në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, gjatë sesioneve jo vetëm që u theksuan
pengesat kritike me të cilat po përballen këto komunitete, por gjithashtu u shfaqën storje të suksesit, duke
theksuar individët ose grupet që kanë tejkaluar sfidat. Këto storje kanë shërbyer si shembuj të fuqishëm
të qëndrueshmërisë dhe ndikimit pozitiv të adresimit të diskriminimit, duke frymëzuar shpresën për
ndryshime pozitive dhe duke demonstruar se, me përpjekje të përbashkëta, komunitetet mund të
lulëzojnë në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i këtij raporti gjithëpërfshirës është që t'u ofrojë qeverive dhe shoqërisë civile një plan substancial
dhe të zbatueshëm për trajtimin dhe përfundimisht çrrënjosjen e racizmit në vendet e tyre përkatëse.
Duke shërbyer si një sintezë e temave kryesore të diskutuara gjatë Samitit, raporti thellohet në njohuritë
kryesore, sfidat dhe praktikat më të mira të identifikuara nga pjesëmarrësit. Duke distiluar informacionet
e bollshme të paraqitura gjatë sesioneve të Samitit, raporti synon të fuqizojë palët e interesit me
rekomandime strategjike dhe strategji efektive për të luftuar diskriminimin racor. Ai shërben si burim i
vlefshëm për të nxitur dialogun e informuar, për të promovuar bashkëpunimin dhe për të frymëzuar
iniciativa të synuara që kontribuojnë në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta në
mbarë Ballkanin Perëndimor.
"Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor" - Raport përmbledhës
Data published