Terre des hommes – delegacioni në Kosovë është organizatë jofitimprurëse, që vepron prej mbi njëzet vjetësh në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke e udhëhequr krijimin dhe fuqizimin e një sistemi të mbrojtjes së fëmijës në Kosovë.
Fushat e ekspertizës së Terre des hommes – Kosovë përshkojnë një gamë prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë psiko-sociale te fëmijët e cënueshëm, familjarët e tyre e anëtarët e komunitetit, e deri te fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale dhe shtetërore qeverisëse si dhe aksionarëve kyç, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vend pune, me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të strukturave, politikave, standardeve e procedurave adekuate.
Terre des hommes-Kosovë i ka tri programe kryesore të ndërhyrjes: 1) Mbrojtja e fëmijëve, 2) Migrimi dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia për të miturit
Terre des hommes (Tdh) është organizata kryesore zvicerane për ndihmë fëmijëve. Nëpërmjet programeve tona të shëndetësisë, mbrojtjes dhe ndihmave emergjente, ne u ofrojmë ndihmë mbi katër milionë fëmijëve dhe familjeve të tyre në rreth 40 shtete për çdo vjet.
Aspiratë e jona është një botë në të cilën të drejtat e fëmijëve, të përcaktuara sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, respektohen përherë. Një botë, në të cilën fëmijët mund të lulëzojnë në ambiente të sigurta dhe të shndërrohen në agjentë të ndryshimit që duan ta shohin në jetë.
Terre des hommes, themeluar më 1960, është organizatë e pavarur, neutrale dhe e paanshme zvicerane, e përkushtuar për të sjellë ndryshim domethënës e të përhershëm në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, posaçërisht atyre që u ekspozohen më së shumti rreziqeve. Ne mundohemi të përmirësojmë mirëqenien e tyre dhe ta sigurojmë zbatimin efektiv të të drejtave të tyre, të përcaktuara sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, si dhe instrumenteve tjera relevante të të drejtave të njeriut. Për ta bërë dallimin, ne fokusohemi të fushat e shëndetit të nënës dhe fëmijës, migrimit të fëmijëve e të rinjve, si dhe te qasja në drejtësi. Synim yni është fuqizimi i fëmijëve e të rinjve nëpërmjet pjesëmarrjes aktive. Ne avokojmë për respektimin e të drejtave të fëmijës, duke i mbështetur në shprehjen e nevojave dhe interesave të tyre. Punojmë si në mjedise të cënueshme dhe të prekura nga konflikti, ashtu edhe stabile.
- Punojmë për interesat më të mira të fëmijës, bazuar mbi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve si dhe institucioneve të tjera relevante për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Promovojmë dhe fuqizojmë pjesëmarrjen si dhe fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve si dhe komunitetit;
- Nxisim pronësinë e partnerëve lokalë mbi projektet dhe veprimet, fuqizojmë sistemet lokale për të mbështetur dhe mundësuar partnerëve të ndryshëm lokalë ofrimin e ekspertizës si dhe praktikave më të mira;
- Ne besojmë dhe i fuqizojmë kapacitetet e aksionarëve si dhe komuniteteve si respondentë parësorë dhe agjentë ndryshimesh;
- Ne zbatojmë aktivitete humanitare, zhvillimore si dhe të paqeruajtjes;
- Integrojmë të mësuarit e vazhdueshëm, përmirësimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive;
- Synojmë inovacion dhe qëndrueshmëri në të gjitha veprimet dhe programet tona;
- Jemi përgjegjës dhe transparent kundruall përfituesve, partnerëve, donatorëve dhe vetes;
- Jemi partnerë me organizatat e tjera për të avokuar për respektimin e të drejtave të fëmijëve.