Fuqizim bashkëpunimi, për mirëqenien e fëmijëve

vizita

Në Qendrën Ditore për fëmijët në situatë rruge sot e pritëm Këshilltaren e Kryeministrit Albin Kurti për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Gjatë takimit u bisedua rreth shërbimeve gjithëpërfshirëse që organizata jonë ofron në këtë qendër, ashtu si edhe në qendrat mësimore nëpër shkolla në Kosovë. Në fokus është përmirësimi i cilësisë së kujdesit dhe mbështetjes që u ofrojmë fëmijëve.

Z. Gowing u informua në detaje për programet dhe nismat tona, tek shprehu mirënjohjen e sinqertë për punën e palodhshme të ekipit tonë në përmirësimin e jetesës së këtyre fëmijëve. Ajo na ofroi përkrahje, duke e theksuar njëkohësisht rëndësinë e veprimeve të përbashkëta, për të sjellë ndryshime pozitive sa u përket kushteve jetësore të fëmijëve të cënueshëm.

Takimi ynë u zhvillua në frymën e një përkushtimi të përbashkët në fuqizimin e bashkëpunimit në te ardhmen. Ne besojmë se me veprime të përbashkëta, do të mund t’u sigurojmë këtyre fëmijëve mundësi që njëmend i meritojnë.