Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e arsimore për vajzat e djemtë e cënueshëm, veçanërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre

Në shtator të vitit 2002, me mbështetjen financiare të Zyres së BE-së në Kosovë dhe në partneritet me UNICEF-in, Terre des hommes – Kosovë e filloi implementimin e projektit “Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e arsimore për vajzat e djemtë e cënueshëm, veçanërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre” me qëllimin dhe objektivat kryesore: 

Qëllimi:

Prej 2025-tës institucionet qendrore dhe lokale do t’i kenë të fuqizuara dhe të integruara sistemet e mbrojtjes së fëmijëve për parandalim dhe reagim, asisoj që të adresohen abuzimet, neglizhenca dhe eksploatimi.

 

Objektivat:

  • Qendrat e Kujdesit Ditor në Prishtinë e Prizren do të ofrojnë shërbime të qëndrueshme të integruara për vajzat dhe djemtë e cënueshëm si dhe në situatë rruge.
  • Vetëdijësim publik rreth formave të parandalimit të dhunës, stigmës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve në situatë rruge, ashtu si edhe parandalimit të nxitjes e mbështetjes së lëmoshë-kërkimit.
  • Përmirësim kapacitetesh të familjeve të cënueshme për të ofruar kujdes adekuat, mbrojtje si dhe për ta inkurajuar arsimimin e fëmijëve të tyre.
  • Rritje të shkathtësive të buta jetësore dhe për mundësi punësimi për vajzat e djemtë e cënueshëm, ashtu si edhe adoleshentët.
  • Tryezat Multi-disciplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rasteve do të jenë funksionale dhe efektive.
  • Dy shtëpi për mbrojtjen e fëmijëve do të jenë të themeluara dhe të operacionalizuara.
  • Kapacitetet për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve do të jenë të fuqizuara.

Kohëzgjatja: shtator 2022 – nëntor 2024

Partnerë të projektit:

 

Zyra për Qeverisje të Mirë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universiteti i Prishtinës (Departamenti i Punës Sociale dhe Departamenti i Psikologjisë), Policia e Kosovës, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Shërbimi Sprovues, Shërbimi Korrektues/ Shërbimi Korrektues Arsimor, Këshilli për Shërbime Sociale e të Familjes, Qendrat për Punë Sociale në Kosovë, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Drejtoritë Komunale për Shërbime Sociale, organizatat e shoqërisë civile.

Zonat e synuara: Tërë Kosova

 

Lajme të lidhura dhe publikime

Ishte ditë e acartë dimri kur ekipi mobil i Qendrës për Kujdes Ditor të fëmijëve në situatë rruge e pa për herë të parë dhjetëvjecarin E. K. Djaloshi po shiste gjesënde të vogla në sheshin kryesor të Prishtinës. Edhe pse ishte i vetëdijshëm për rreziqet, tha se këtë gjë po e bënte për t’u kujdesur…
Në një ligjëratë të kohëmëparshme në Universitetin e Prishtinës, Egzona Gashi, koordinatorja e Qendrës Ditore për Fëmijët në Situatë Rruge, e prezantoi punën me ndikim të Terre des hommes në Kosovë, me theks të veçantë te shërbimet e ofruara nga Qendra. Audiencë e kësaj ligjërate ishin studentët e…
“Duhet shumë përkushtim, sakrifica, shkollë dhe këmbëngulje ashtu që shumë dyer që duken të mbyllura, të mund të hapen… Dhe, këto dyer nuk hapen vetë, por ju duhet ta bëni atë”. Porosia që Mimoza Gavrani, eksperte politike, aktiviste e shoqërisë civile dhe autore emisionesh kishte për gratë në…
Shtegu i përbaltur që të shpie drejt shëpisë së tyre njëkatëshe në periferi të Prishtinës, bëhet pothuajse i pakalueshëm gjatë dimrit. Megjithatë, kjo nuk ka qenë pengesa e vetme me të cilën janë përballur Maliqja e Ismajli në rrugën e tyre drejt shkollës. Të dytë, vëlla e motër, dikur ishin fëmijë…