Shtegu i përbaltur që të shpie drejt shëpisë së tyre njëkatëshe në periferi të Prishtinës, bëhet pothuajse i pakalueshëm gjatë dimrit. Megjithatë, kjo nuk ka qenë pengesa e vetme me të cilën janë përballur Maliqja e Ismajli në rrugën e tyre drejt shkollës. Të dytë, vëlla e motër, dikur ishin fëmijë në situatë rruge, duke u përballur me sfida dhe paqartësi të shumta. Sidoqoftë, me përkushtimin dhe përkrahjen nga Terre des hommes – misioni në Kosovë, ata gjetën shpresën për një të ardhme më të mirë.
Të regjistruar në shkollim intensiv gjatë vitit të kaluar, Maliqja dhe Ismajli janë nxënës të përkushtuar që nga ajo kohë, derisa ëndrrat e tyre për të ardhmen më në fund mund të bëhen realitet.
Derisa Maliqja 12-vjecare reflekton lidhur me rrugëtimin e saj, ajo e vë theksin te fakti se sa shumë ka përparuar. Me kalimin e kohës, shkathtësitë e saj në lexim dhe shkrim po përmirësohen, duke e mbushur me krenari dhe vetëbesim. Ëndrra e Maliqes për një të ardhme me mundësi të bollshme nuk paraqet më dicka të paaritshme, por qëllim të prekshëm, për të cilin ia vlen të luftosh.
“Cdo ditë, po e përmirësoj shkrimin e leximin. Ëndërroj për një të ardhme me shumë mundësi për mua”, thotë ajo.
Për Ismajlin (11), ky rrugëtim ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për aspektin akademik, por edhe për formësimin e lidhjeve kuptimplota. Shkolla ia ka dhënë mundësinë të bëjë shokë të ri, përvojë që e konsideron si ngazëllyese, ashtu edhe transformuese. Kësisoj, rrethi i tij është zgjëruar, duke ia pasuruar jetën me gëzim, mbështetje dhe shoqëri.
“Tani që po shkoj në shkollë, kam bërë miq të ri. Është përvojë krejt ndryshe”, thekson ai,
Nëna e tyre, Imranja, ia shpreh mirënjohjen TdhK-së dhe Qendrës Ditore, për ndikimin e madh që e kanë pasur në jetën e familjes së tyre. Nëpërmjet përkushtimit të paepur, ëndrra e këtyre fëmijëve më në fund mund të bëhet realitet.
Maliqja e Ismajli nuk përballen më me rreziqet e rrugës; në vend të kësaj, ata po mbështeten që t’u vihen pas ëndrrave të tyre, në një ambient të sigurt dhe përkrahës. Shpresat e Imranes për të ardhmen e fëmijëve të saj janë rritur jashtë mase.
Ky rrëfim për Maliqen dhe Ismajlin është provë e fuqisë transformuese të shkollimit. Duke e tejkaluar hendekun mes vështirësisë dhe mundësisë, organizatat si TdhK fuqizojnë këta fëmijë t’i tejkalojnë pengesat dhe realizojnë ëndrrat.