Qëllimi:
Të vazhdohet me mbrojtjen e të drejtave të grupeve më të cënueshme në Kosovë, duke e mbështetur pilot-qendrën e parë të kujdesit për fëmijët në situatë rruge si dhe familjet e tyre, posaçërisht pas pandemisë së Covid-19
Objektivat
- Ofrimi i shërbimeve të specializuara për të paktën 60 fëmijë në situatë rruge si dhe familjet e tyre, ashtu si edhe fëmijët që janë viktima të trafikimit e në konflikt me ligjin, përfshirë ndihmë në mësime dhe shërbime psikologjike
- Fuqizimi dhe ndërtimi i shkathtësive, kapaciteteve dhe njohurive në institucionet lokale të Prishtinës.
- Ngritja e vetëdijes rreth të drejtave të fëmijëve, shkaqeve dhe çështjeve kryesore përkitazi me fëmijët në situatë rruge.
Kohëzgjatja: Prill 2020- Janar 2021
Zona e shënjestruar: Prishtina, Komuna e Prishtinës
Partnerë
UNMIK; Qendra për Punë Sociale në Prishtinë
Projekti “Mbështetje Pilot-Qendrës për fëmijë në situatë rruge - faza 1 dhe 2" u financua nga UNMIK-u.