Qëllimi:
Zbutja e dallimeve në arritjet akademike ndërmjet fëmijëve të komunitetit shumicë, si dhe prej atyre të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, ashtu si edhe fëmijëve të tjerë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shtesë arsimore.
Objektivat:
- Rritja e normës së arritjeve akademike, si dhe vijueshmërisë në shkollë të nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë.
- Ngritja e kapaciteteve të stafit të qendrave mësimore në ofrimin e arsimimit cilësor për fëmijët në këto qendra.
- Vetëdijësimi rreth rëndësisë së shkollimit të detyrueshëm.
- Prezantimi dhe zbatimi i politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet shkollore.
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet qendrave arsimore, shkollave si dhe drejtorive komunale të arsimit.
Kohëzgjatja: Shtator 2022 – Qershor 2023
Zonat e synuara: Gjakovë, Klinë, Prizren, Prishtinë dhe Pejë
Partnerë të projektit:
Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore në komunat e Gjakovës, Klinës, Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës.
Projekti « Mbështetja dhe promovimi i nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë në qendrat mësimore « financohet dhe përkrahjet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit