Rrjeti i sigurisë për mbrojtjen e fëmijëve (faza 4)

Qëllimi:

Fëmijët në Kosovë ta gëzojnë një jetë pa rrezikun e keqtrajtimit, neglizhencës dhe eksploatimit, falë një sistemi efikas dhe gjithpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve.

 

Objektivat:

 

Rezultati 1

Vendosja e një sistemi funksional të Mbrojtjes së Fëmijëve, mbi themele të qëndrueshme, të shëndosha dhe koherente ligjore, që është në gjendje të ofrojë mbrojtje të fuqizuar dhe të integruar për të gjithë fëmijët në Kosovë.

 

Rezultati 2

Operacionalizimi i qasjes multi-sektoriale dhe të ndërthurur në mënyrë adekuate në sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve (në legjislacion e praktikë), për të siguruar ofrim efektiv dhe bashkëkohor të shërbimeve të mbrojtjes.

 

Rezultati 3

Përmirësimi i aftësive dhe kapaciteteve të profesionistëve dhe para-profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve për të identifikuar, parandaluar dhe adresuar rastet me rrezik të lartë dhe të mesëm.

 

Rezultati 4

Vendosja e mekanizmave funksionalë të monitorimit dhe llogaridhënies brenda sistemit për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Kohëzgjatja: korrik 2020 – qershor 2023

 

Zonat e shënjestruara: Në tërë Kosovën

 

Partnerë të projektit:

Zyra e Kryeministrit (Zyra Ligjore dhe Zyra për Qeverisje të Mirë), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Universiteti i Prishtinës (Departamenti për Punë Sociale dhe Departamenti i Psikologjisë), Ministria e Drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Shtetit/Avokuesit e viktimave

Rrjeti i sigurisë për mbrojtjen e fëmijëve (faza 4) financohet dhe mbështetet prej fondacionit MEDICOR.