Qëllimi:
Të kontribuojë në rritjen e disponueshmërisë, cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale, si ta sigurojë ofrimin e shërbimeve për personat në rrezik të përjashtimit social. Kategoritë që do të përfitojnë janë komunitetet e cënueshme dhe të ekspozuara, posaçërisht komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe sidomos fëmijët e të rriturit në nevojë, fëmijët e të rinjtë në rrezik apo viktima të abuzimit, eksploatimit ose trafikimit, si dhe fëmijët në konflikt me ligjin.
Objektivat:
- Ofrimi i shërbimeve dhe zhvillimi i aktiviteteve në qendrat ditore për fëmijët që kryejnë punë të rënda dhe fëmijët në situatë rruge, me qëllim të reduktimit të kohës së kaluar në rrugë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të specializuara/integruara.
- Ofrimi i shërbimeve edukative, psikosociale dhe shëndetësore për viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e abuzimit, eksploatimit/ trafikimit, fëmijët në konflikt me ligjin (përfshirë ndihmën themelore dhe mjekësore – për shembull ushqim, veshmbathje, higjienë, barna, e të tjera).
- Ofrimi i një platforme për identifikimin, referimin, koordinimin dhe bashkëpunimin me Qendrat për Punë Sociale, si dhe ofrimi i ndihmës për tryezat e rrumbullakëta.
- Parandalimi dhe menaxhimi i referimit të rasteve të dhunës, abuzimit, eksploatimit/trafikimit nëpërmjet aktiviteteve të vetëdijësimit dhe avokimit.
Kohëzgjatja: Prill 2021- Tetor 2022
Zona e synuar: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq
Qendrat për Mirëqenie Sociale në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.
Projekti "Mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve multi-disciplinare për fëmijët në situatë rruge nëpërmjet qasjes së menaxhimit të rastit – faza 1 dhe 2", financohet dhe mbështetet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.