Kujdesi i Ndërgjegjësuar ndaj Traumës: Një Paketë Trajnimi për të Transformuar Praktikën

 
 

“Të jesh i ndjeshëm ndaj traumës do të thotë të përfshish edhe veten në rrethin e kujdesit.”

 

Terre des hommes Kosovë (TdhK) po zbaton projektin rajonal “Qasja Multidisiciplinare për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Dhunës në Shkolla – CARING 2.0” (Mars 2025 – Shkurt 2027), si pjesë e një konsorciumi dhe në partneritet me organizata që veprojnë në 6 shtete: Hungari, Rumani, Greqi, Kroaci, Bullgari dhe Kosovë, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit CERV.

Në kuadër të kësaj nisme, TdhK, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ka hartuar një paketë trajnimi mbi Kujdesin e Ndërgjegjësuar ndaj Traumës (TIC) për trajnerët, e dedikuar për përdorim nga ekipet multidisiplinare. Kjo paketë është më shumë se një set materialesh – ajo është një udhërrëfyes drejt krijimit të hapësirave më të sigurta dhe më të ndjeshme për fëmijët, të rinjtë dhe profesionistët që i mbështesin ata. Ajo shërben si një ftesë për të ndalur, reflektuar dhe parë ata që i shërbejmë me më shumë dhembshuri e mirëkuptim — ndërsa njëkohësisht na nxit të shikojmë edhe brenda vetes, për të kuptuar se si historitë, emocionet dhe përvojat tona ndikojnë në mënyrën se si kujdesemi për të tjerët.

Në përputhje me angazhimin e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, Komisioni Evropian rekomandon zhvillimin dhe forcimin e sistemeve të integruara të mbrojtjes së fëmijëve, duke u bazuar në parimin e interesit më të lartë të fëmijës. Ky rekomandim thekson domosdoshmërinë që fëmijët të jenë në qendër të sistemeve mbrojtëse, duke garantuar të drejtën e tyre për mbrojtje nga çdo formë dhune dhe duke siguruar pjesëmarrjen e tyre aktive. Po ashtu, vihet theksi në marrjen e masave të përshtatshme dhe alokimin e burimeve të nevojshme për të mbrojtur integritetin fizik dhe mendor të fëmijëve si pjesë e një qasjeje të integruar për parandalimin dhe adresimin e dhunës.

Çfarë përmban paketa?

  • Udhëzuesi i Facilitatorit – Një manual hap pas hapi për zhvillimin e sesioneve trajnuese në arsim, shëndetësi, kujdes social, drejtësi dhe komunitet. Ai kombinon teorinë, neuroshkencën dhe strategjitë praktike, me fokus tek siguria emocionale, besimi, bashkëpunimi, fuqizimi dhe ndjeshmëria kulturore.
  • Manuali i Pjesëmarrësit – Një material plot koncepte, mjete praktike dhe aktivitete për thellimin e kuptimit dhe zhvillimin e aftësive.

Gjashtë Module Kryesore që mbulojnë:

  1. Kuptimi i traumës dhe ndikimi i saj
  2. Lidhja, siguria dhe shërimi përmes marrëdhënieve
  3. Njohja dhe reagimi ndaj traumës
  4. Trauma dytësore dhe qëndrueshmëria profesionale
  5. Facilitimi i ndjeshëm ndaj traumës
  6. Adaptimi dhe integrimi në kontekste lokale

Çfarë e bën të veçantë?

Ky trajnim bazohet në parime që shkojnë përtej teorisë – ai lidhet me praninë, lidhjen dhe transformimin. Përmes aktiviteteve interaktive, teknikave për vetëqetësim dhe mjeteve të adaptueshme si Korniza ARC, Rrethi i Ndjenjave dhe Hartat e Sigurisë, ai u jep profesionistëve aftësinë të:

  • Njohin dhe reagojnë ndaj traumës me ndjeshmëri dhe profesionalizëm
  • Forcojnë sigurinë emocionale në çdo ndërveprim
  • Ndërtojnë qëndrueshmëri – për veten dhe për komunitetet që shërbejnë

Kjo paketë është dizajnuar për trajnerë dhe profesionistë që synojnë të përfshijnë parimet e kujdesit të ndjeshëm ndaj traumës në praktikën e përditshme dhe kulturën organizative, duke promovuar qëndrueshmërinë, empatinë dhe rezultate afatgjata pozitive për fëmijët dhe të rinjtë. 

Logo of the project

Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura i përkasin vetëm autor(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian apo të Komisionit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës i grantit nuk mbajnë përgjegjësi për to.

 

[1] Citizens, Equality, Rights and Values Programme (CERV)

Data published