Caring 2.0: Qasja multi-discilinare në parandalim të dhe përgjigje ndaj dhunës në shkolla

Projekti synon të forcojë sistemet e integruara të mbrojtjes së fëmijëve përmes parandalimit dhe reagimit multidisiplinar ndaj dhunës që ndodh në shkolla, duke përfshirë edhe dimensionet gjinore të saj. Gjithashtu, ai fokusohet në pjesëmarrjen e fëmijëve të bazuar në të drejta, veçanërisht të fëmijëve në situata të cenueshme.

Children

Dhuna ndaj fëmijëve mbetet një shqetësim i madh në Evropë, duke prekur fëmijët në të gjitha shtetet anëtare, në forma dhe shkallë të ndryshme të ashpërsisë.

Të dhënat nga burime të shumta tregojnë se forma të ndryshme të dhunës janë të pranishme në shkolla në Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë dhe Rumani. Megjithëse në secilin prej këtyre vendeve është bërë përparim në fushën e legjislacionit, politikave dhe praktikave për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj fëmijëve, këto masa duhet të zgjerojnë fushëveprimin e tyre për të forcuar sistemet e integruara të mbrojtjes së fëmijëve, të përqendruara në interesin më të mirë të fëmijës.

Projekti aktual CARING 2.0 – Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës në shkolla, synon të kontribuojë në forcimin dhe unifikimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve. Projekti ka për qëllim parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla në një mënyrë multidisplinare, duke përfshirë edhe dimensionet gjinore të saj, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve, veçanërisht atyre në situata të cenueshme, bazuar në të drejtat e tyre themelore.

Për të adresuar dhunën ndaj fëmijëve në mënyrë të integruar, projekti do të ndërhyjë në disa nivele të kontekstit shoqëror ku jetojnë fëmijët, duke përdorur një sërë metodologjish plotësuese, si:

  • Kurrikula CARING 2.0 për stafin shkollor dhe nxënësit;
  • Programi “Unë mbështes miqtë e mi”, që promovon mbështetjen mes bashkëmoshatarëve;
  • Paketa e trajnimeve për ekipet multidisiplinare mbi qasjet e ndjeshme ndaj traumës;
  • Funksionalizimi i mekanizmave ndërinstitucionalë të referimit në nivel shkolle.

Një Këshill Rajonal i Fëmijëve dhe të Rinjve (CAB), së bashku me katër këshilla kombëtare, do të mbështeten dhe zhvillohen si mekanizma të provuar për të siguruar pjesëmarrjen reale dhe kuptimplotë të fëmijëve në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre.

Zbatimi i këtyre metodologjive do të krijojë një bazë të fortë për promovimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Projekti ndërtohet mbi përvojën e suksesshme të projekteve transnacionale të mëparshme REVIS dhe CARING.

Partnerët e projektit, përveç Terre des hommes Rumani, janë degët e Terre des hommes në Hungari, Greqi, Kosovë, si dhe SAPI dhe Shoqata Roditeli (Bullgari) dhe Brave Phone (Kroaci).

Periudha e zbatimit: 1 mars 2025 – 28 shkurt 2027

 

Logo of the project

Financuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës nuk mbajnë përgjegjësi për to.

Co-funded by the European Union.