Tetë fëmijë kanë përfunduar me sukses kursin për shkencë, teknologji dhe art në BONEVET Gjakova
Në ditën e certifikimit, fëmijët prezantuan projektet e tyre në fushën e teknologjisë dhe artit para mësuesve dhe prindërve, projekte të cilat i kishin zhvilluar gjatë dy muajve të fundit.
Qëllimi i këtij kursi është të identifikojë aftësitë e fëmijëve përmes lojës dhe teknologjisë dhe t’i zhvillojë ato me pasion dhe përkushtim. Synojmë të ngrisim kapacitetet e tyre në teknologji, art e shkencë, në mënyrë që të jenë më të përgatitur për tregun e punës në të ardhmen. Kjo po bëhet përmes ofrimit të mbështetjes në marrjen e njohurive dhe aftësive në kodim dhe teknologjinë e informacionit, përmes ligjëratave dhe praktikës gjatë fazës së parë dy mujore të programit.
Ky aktivitet u organizua si pjesë e projektit "Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e edukative për vajzat e djemtë e cenueshëm, posaçërisht ata në situatë rruge si dhe familjet e tyre". Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë në partneritet me Programin e UNICEF-it në Kosovë.