"Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijësimi për parandalimin e trafikimit të personave në Ballkan, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Kosovë

Qëllimi:

Të siguruarit se viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit me qenie njerëzore në Ballkan kanë qasje në shërbimet gjithëpërfshirëse të parandalimit, mbrojtjes dhe riintegrimit nëpërmjet mekanizmave funksionalë nacionalë dhe trans-nacionalë për shërbimet e identifikimit, menaxhimit të rasteve dhe ato me bazë në komunitet.

Objektivat:

Objektiva 1:
Viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit me qenie njerëzore në Ballkan kanë qasje në shërbimet e koordinuara dhe gjithëpërfshirëse nacionale e transnacionale.

Objektiva 2:
Viktimat potenciale të trafikimit dhe publiku i synuar në Ballkan janë më mirë të informuar rreth trafikimit në njerëz.

Kjo nismë mbështetet mbi mekanizmat ekzistues rajonalë dhe shtetërorë, të cilët e promovojnë bashkëpunimin më të mirë dhe koordinimin për identifikimin e hershëm, si dhe ndihmën për viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit, duke zgjëruar gamën e ndihmës e shërbimeve për viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit, mbi bazën e mbështetjes në nivel komuniteti. Krahas kësaj, synim është fuqizimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe institucionale qeveritare, për ta siguruar ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse oër viktimat e trafikimit në katër shtetet e Ballkanit.

Kohëzgjatja: Tetor 2017 – Dhjetor 2022

Zona e synuar: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

 

 

Partners

Projekti është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Terre des hommes, delegacionet në Shqipëri e Kosovë, me gjashtë partnerë lokalë në katër shtete ku do të bëhet ndërhyrja: Nisma për Ndryshime Sociale – ARSIS dhe Ndryshe&Të barabartë në Shqipëri: Asociacioni për veprim ndaj dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore – Porta e hapur në Maqedoni të Veriut; SOS Linja për Viktimat Gra dhe Fëmijë të Dhunës, Nikshiq në Mal të Zi; Shpresë dhe Shtëpitë e Fëmijëve, si dhe Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimit të Trafikimit në Kosovë. Ky projekt financohet nga Zyra e Departamentit amerikan të Shtetit për Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit të Personave (J/TIP)

Projekti "Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijësimi për parandalimin e trafikimit të personave në Ballkan, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Kosovë" financohet nga Departamenti amerikan i Shtetit nëpërmjet programit J/TiP.