Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit

MASHT

Një marrëveshje bashkëpunimi mes Terre des hommes - Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit u firmos sot.

Dokumenti, i nënshkruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe shefja e Zyres së Terre des hommes – Kosovë, Florina Sefaj, do ta fuqizojë bashkëpunimin në fushën e edukimit, mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe anti-trafikimit me qenie njerëzore, ashtu si edhe drejtësisë për të mitur.

Në esencë, kjo marrëveshje ka në fokus:

- Aktivitete të lidhura me edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

- Mbështetjen në promovimin e legjislacionit primar e sekondar, si dhe hartimin e protokolleve, udhëzuesve dhe materialeve të tjera të nevojshme.

- Ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë me fëmijë, të rinj dhe grupe të margjinalizuara.

Bashkëpunimet e tilla përbëjnë mishërim të zotimit të TdhK-së për avansimin e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të grupeve të margjinalizuara.