Masa integruese dhe te kombinuara per femijet e pafavorizuar te shoqerise 

Qëllimi:

Fëmijët në Kosovë e gëzojnë një jetë pa abuzim, neglizhencë dhe eksploatim, si rezultat i një sistemi efektiv dhe gjithpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve.

Aktivitetet:

  • Mbështetja individuale dhe shoqërimi i fëmijëve në situatë rruge, si dhe fëmijëve viktima të dhunës seksuale dhe abuzimit emocional.
  • Udhëheqja me dy qendra pranimi dhe tri shtëpi të përkohshme strehimi për fëmijët.
  • Udhëheqja e kampeve verore për fuqizimin e të rinjve nga tri komunitete.
  • Mbështetja e familjeve të pafavorizuara nëpërmjet dhënies së ndihmave të drejtpërdrejta
  • Mbështetja e fëmijëve mbi bazë individuale apo në grupe, për zbatimin e ideve të tyre (mikro-iniciativat)
  • Mbështetja e autoriteteve për mbrojtjen e fëmijëve në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kohëzgjatja: 2020 – 2023

Zona e synuar: Tërë Kosova

 

 

Partnerë të projektit:

Zyra e Kryeministrit (Zyra Ligjore dhe Zyra për Qeverisje të Mirë), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Universiteti i Prishtinës (Departamenti i Punës Sociale dhe Departamenti i Psikologjisë), Ministria e Drejtësisë, Institucioni i Ombudspersonit, e të tjerë.

Projekti mbështetet prej Fondacionit Caritas nga Liechtensteini.