
Katër nëna nga Qendra Ditore e Fëmijëve në Prishtinë përfunduan me sukses kursin për “Pastiçeri Moderne”. Në përfundim të kursit ato u pajisën me certifikatë. Kursi intensiv, zgjati çdo ditë për dy javë.
Nënat mësuan teknikat e përgatitjes së ëmbëlsirave, nga zgjedhja dhe kombinimi i përbërësve deri tek dekorimi final dhe servimi i ëmbëlsirës në pjatë.
Qëllimi i këtij trajnimi është të aftësojë gratë në fushën e pastiçerisë, duke u hapur rrugën për mundësi të reja punësimi në të ardhmen.
Ky aktivitet u organizua si pjesë e projektit "Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e edukative për vajzat e djemtë e cenueshëm, posaçërisht ata në situatë rruge si dhe familjet e tyre". Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë në partneritet me Programin e UNICEF-it në Kosovë.