Qëllimi:
Mbështetja për fëmijët në lëvizje në Kosovë nëpërmjet rritjes së vetëbesimit të tyre, përmirësimit të mirëqenies psiko-sociale, si dhe shkathtësive kreative për angazhim dhe ndikim mbi veprimet komunitare nëpërmjet projekteve kreative artistike me përdorim të metodologjisë You Create.
Objektivat:
- Rritja e kapaciteteve të 15 profesionistëve që punojnë me fëmijët, në zbatimin e metodologjisë You Create.
- Pjesëmarrësit Rinor të Komunitetit kanë vetëefikasitet, vetëbesim dhe shkathtësi për t’u përfshirë në veprimet komunitare.
Kohëzgjatja: Maj- Tetor 2021
Zona e shënjestruar: Komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Fushë-Kosovës
Partnerë të projektit:
Qendrat për Mirëqenie Sociale në komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Fushë-Kosovës
Projekti "Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve në lëvizje në Kosovë" financohet dhe mbështetet prej Fondacionit Alta Mane