Qëllimi:
Forcimi i mekanizmave rajonalë dhe shtetërorë për identifikimin e viktimave, si dhe viktimave potenciale të trafikimit në Ballkanin Perëndimor, ashtu si edhe përmirësimi i qasjes së tyre në shërbime, duke përforcuar kapacitetet e të gjithë akterëve relevantë.
Objektivat:
- Mbështetja në hartimin dhe finalizimin e treguesve të shëndetit, si dhe Procedurave Standarde rajonale të Veprimit (SOP) në situata emegjente, me qëllim të përmirësimit të identifikimit dhe referimit të viktimave e viktimave potenciale të trafikimit në Ballkanin Perëndimor
- Përmirësimi i kapaciteteve zbatuese të profesionistëve përkitazi me treguesit e shëndetit si dhe SOP-të e hartuara dhe finalizuara
Kohëzgjatja: Tetor 2020 - Dhjetor 2021
Zona e synuar: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Zyrat e koordinatorëve shtetërorë të Anti-trafikimit në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Projekti “Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, njohurive dhe kapaciteteve për identifikimin e viktimave si dhe viktimave potenciale të trafikimit në Ballkanin Perëndimor’’ financohet dhe mbështetet nga GIZ.