Drejtësia Sociale për romët, ashkalitë dhe egjiptianët në Kosovë

1 janar 2020 – 31 dhjetor 2022

Qëllimi:

Një shoqëri e njëmendtë multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë, në të cilën romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë, me qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë tjerët, dhe ku qytetarët romë, ashkali e egjiptianë janë të vetëdijshëm për të drejtat e përgjegjësitë që kanë, si dhe fuqizohen t’i ushtrojnë ato të drejta.

Objektivat:

Rezultati 1:

Integrimi i politikave dhe praktikave të përfshirjes sociale ka përparuar dhe janë bërë përmirësime përkitazi me procedurat në fushat kyçe të politikave që ndikojnë në jetën e qytetarëve romë, ashkali dhe egjiptianë – konkretisht (i) qendrat arsimore të mësimit (ii) programi i bursave (iii) sistemet e mbrojtjes së fëmijëve (iv) kuadri ligjor ndaj antigjipsizmit (v) kuotat e punësimit për pakicat etnike, (vi) zgjidhjet për strehim të përballueshëm (vii) planet kadastrale për vendbanimet.

Rezultati 2:

Ka prova të ndryshimeve në opinionin publik dhe pranim gjithnjë e më të theksuar të antigjipsizmit në media si dhe sektorin publik, gjë që përbën shkakun rrënjësor të përjashtimit të komuniteteve të margjinalizuara dhe për të cilën gjë nevojitet kornizë ligjore dhe proces e sistem për ta korrigjuar ndikimin negativ

Rezultati 3:


Veprimet e kombinuara, të zbatuara nga Konsorciumi, përfshirë qendrat e kujdesit për fëmijë mbi bazë në komunitet, ndërhyrjet në tregun e punës, si dhe fuqizimi i grave rome, ashkali dhe egjiptiane e kanë përmirësuar përfshirjen e përgjithshme të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.

Kohëzgjatja: Janar 2020 – Dhjetor 2022 (Faza e parë)

Zona e synuar: Tërë Kosova

 

 

 

Partnerë të projektit:

Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve si dhe Fondacioni HEKS, Zyra e Kryeministrit – Zyra për Qeverisje të Mirë, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, drejtoritë komunale të Arsimit