Moduli i Trajnimit - Parimet e Mikëqyrjes

Ky modul përqendrohet tek rëndësia që ka mbikëqyrja profesionale në përgatitjen e punëtorëve që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë. Ndër tjerash, ky modul përfshin informata rreth parimeve të mbikëqyrjes, aftësive kryesore të një mbikëqyrësi/-e, dilemave etike që hasen gjatë mbikëqyrjes, funksionet dhe modelet e ndryshme të mbikëqyrjes, dallimet mes mbikëqyrjes individuale dhe asaj grupore, dhe strategjitë që mbështesin reziliencen tek profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare. Gjatë gjithë modulit, rëndësi e veçantë i kushtohet mbrojtjes së fëmijëve dhe përshtatjes së modeleve të ndryshme të mbikëqyrjes me kontekstin në Kosovë. Në këtë mënyrë, në sigurohemi që moduli të jetë relevant për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.

Moduli është përshtatur me politikat dhe kornizat legjislative si dhe nga teoritë e mbikëqyrjes që nxisin mbikëqyrjen efektive të profesionistëve të shërbimeve sociale dhe familjare. Baza e njohurive të punës sociale është zgjeruar dhe shërbimi është bërë më kompleks. Prandaj, është e rëndësishme që profesioni të ketë siguri që të gjithë profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare të jenë të pajisur me aftësitë e nevojshme për të ofruar me kompetencë dhe etikë shërbimet e punës sociale. Po aq e rëndësishme për profesionin e punës sociale është përgjegjësia për të mbrojtur palët (përfituesin).

Pasi mbikëqyrja e profesionistëve të shërbimeve sociale dhe familjare është relativisht e re në Kosovë, edhe pse moduli informohet nga literatura e punës sociale, është dizajnuar për profesionistë nga fusha të ndryshme të veprimtarisë (shërbimet sociale, shëndetësia, arsimi), me përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve. Moduli përfshin informata që do ndahen gjatë një trajnimi 3-ditor për trajnues, ku çdo sesion ka materiale përkatëse në dispozicion për të mbështetur mësimin, përfshirë literaturë, ligje, dhe detyra individuale që pjesëmarrësit duhet t’i plotësojnë si pjesë e vetëstudimit. Secili sesion që do mbulohet në trajnim ka edhe vetëstudim dhe detyra përkatëse. Në këtë mënyrë do arrihen objektivat dhe rezultatet e dëshiruara për këtë modul. Më poshtë janë përfshirë objektivat e modulit dhe rezultatet e pritura për ata që marrin pjesë në këtë modul.

Data published