Unity in Care: Mbështetje e avancuar e Sistemeve të Shëndetit Mendor për Fëmijët dhe të Rinjtë në nevojë

Fëmijët dhe të rinjtë në situata të cenueshme janë më të ekspozuar ndaj shqetësimeve të shëndetit mendor, për shkak të përvojave të vështira që mund të kenë kaluar, siç dëshmohet nga analiza e situatës e kryer në Rumani, Greqi, Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë, sistemet publike të shëndetësisë shpeshherë nuk janë të përgatitura mjaftueshëm, as në kapacitete dhe as në burime, për të përmbushur këto nevoja. Për këtë arsye, projekti “Unity in Care: Mbështetje e avancuar e Sistemeve të Shëndetit Mendor për Fëmijët dhe të Rinjtë në nevojë” propozon masa parandaluese universale dhe të përcaktuara për shëndetin mendor dhe mbështetje psikologjike-sociale, të cilat do të ofrohen nga profesionistë të fushës së shëndetit mendor dhe jo vetëm, përfshirë OJQ-të lokale, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve në situata të cenueshme.

 

A logo with blue and green people

AI-generated content may be incorrect.

Projekti është konceptuar duke u bazuar në piramidën e MHPSS të IASC dhe synon të pajisë profesionistët e fushës së shëndetit mendor dhe ata jashtë saj me metoda parandaluese. Kjo qasje do të mundësojë ofrimin e ndërhyrjeve më të qasshme, më pak të kushtueshme dhe më të përshtatura me realitetin e jetës së përditshme të fëmijëve dhe të rinjve në situata të cenueshme, duke ulur njëkohësisht ngarkesën mbi institucionet e specializuara të shëndetit mendor.

 

Projekti do të përshtatë, kontekstualizojë dhe zbatojë ndërhyrjet përmes metodologjive “Lëvizje, Lojëra, Sport dhe Krijimtari (MGSC)”, “Move On & Engage” dhe “I-Support My Friends”, për të mbështetur posaçërisht popullatat më të cenueshme në vendet e synuara. Kjo do të shërbejë si bazë për mbledhjen dhe shpërndarjen e praktikave më të mira, njohurive dhe materialeve trajnuese, përmes krijimit të Grupeve Teknike të Punës dhe matjes së ndikimit përmes tregimeve të Ndryshimit më Domethënës, duke u përdorur platforma evropiane Child Protection Hub.

 

Një Bord Ndërkombëtar Këshillues për Fëmijë dhe të Rinj (CAB) dhe katër borde kombëtare do të krijohen si mekanizëm i testuar për të siguruar pjesëmarrje domethënëse dhe kolektive. Projekti synon të organizojë 12 trajnime dhe të trajnojë së paku 216 profesionistë të fushës së shëndetit mendor dhe jo vetëm, me qëllim arritjen e 1,300 përfituesve. Po ashtu, do të aktivizohen Grupet Teknike të Punës për të mbështetur të gjithë ata që promovojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike-sociale të fëmijëve dhe të rinjve në situata të cenueshme.

 

SFIDA


Fëmijët dhe të rinjtë në situata të cenueshme përballen me shkallë më të lartë të shqetësimeve të shëndetit mendor për shkak të përvojave të vështira, ndërkohë që sistemet publike të shëndetësisë shpesh mungojnë në kapacitetet dhe burimet e nevojshme për t’i adresuar këto nevoja.

 

QASJA JONË

Projekti Unity in Care ofron mbështetje parandaluese për shëndetin mendor përmes profesionistëve dhe jo-profesionistëve, përfshirë organizatat lokale. Pjesëmarrja e fëmijëve është në qendër të projektit, me krijimin e Bordeve Këshillimore për Fëmijë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të siguruar përfshirje domethënëse dhe fuqizim të tyre.

 

METODOLOGJITË KRYESORE

  • Lëvizje, Lojëra, Sport dhe Krijimtari (MGSC)
  • Move On & Engage (MOE)
  • I-Support My Friends (ISMF)
  • Kutia me mjete për Bordin Këshillues të Fëmijëve dhe të Rinjve (CAB Toolbox)

 

QËLLIMET E PROJEKTIT

  • Trajnimi i mbi 200 profesionistëve nga fusha e shëndetit mendor dhe fusha të tjera
  • Përfshirja e 1,300 fëmijëve dhe të rinjve në situata të cenueshme
  • Përkthimi dhe përshtatja e metodologjive
  • Shpërndarja e praktikave më të mira

 

VENDET TARGET

Shqipëri | Greqi | Kosovë | Rumani

 

NDIKIMI

  • Ndërhyrje për shëndetin mendor më të qasshme
  • Strategji parandaluese me kosto të ulët
  • Të integruara në mjedisin ekzistues të fëmijëve
  • Zvogëlim i ngarkesës mbi institucionet e specializuara
  • Fuqizim i qëndrueshmërisë te të rinjtë në nevojë

Konsorciumi

  • Korrdinator:  Tdh Hungari
  • Tdh Rumani
  • Tdh Greqi
  • Tdh Kosovë
  • NISMA ARSIS Albania

Fillimi i projektit: 1 Janar 2025  

Përfundimi i projektit: 31 Dhjetor 2026

 

 

Co-funded by the European Union.