Platforma Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të mbështetur vlerat e përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.
Me përkushtim për të luftuar dhe parandaluar diskriminimin në të gjitha komunitetet në shoqërinë kosovare, Platforma Kombëtare përdor masa afirmative për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Menaxhuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) dhe mbështetur nga projekti "Drejtësia Sociale për Romë, Ashkali dhe Egjiptianë" që zbatohet nga Terre des hommes Laussane në Kosovë në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (Swiss Cooperation Agency) Platforma Kombëtare ka për qëllim që t’i shërbejë grupit teknik të punës për mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.